Sulmet izraelite në Gaza, shënohen dhjetëra palestinezë të vrarë

20 Dhjetor 2023 | 09:49

Ushtria izraelite ka bastisur dhe ndaluar stafin e dy prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës, teksa autoritetet izraelite deklarojnë se ushtria është duke punuar për të çrrënjosur krejtësisht luftëtarët e Hamasit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën me 2.3 milionë banorë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Izraeli ka bombarduar të martën qytezat në jug të Gazës, duke vrarë të paktën 45 palestinezë, teksa çon përpara ofensivën, me mbështetje të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht rritjes së alarmeve ndërkombëtare.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se fushata në jug të Gazës, do të zgjasë me muaj.

Në një spital të qytezës jugore Rafah, Mahmoud Zoarab, ua ka dhënë lamtumirën dy fëmijëve të tij, të birit 2 vjeç dhe vajzës së lindur dy javë më parë të dy të vrarë nga një sulm ajror që ka goditur shtëpinë e tyre në orët e para të së martës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026