Sekuestrohet kallashnikov e municion luftarak në Shijak, në pranga 28-vjeçari

20 Dhjetor 2023 | 10:25

Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur me armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë  Redjon Domi në kuadër të operacionit policor të koduar Sundimi i ligjit”.

Ky shtetas posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën, kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar ta fshehë në një ambient afër banesës së tij.

Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026