U kap duke shkarkuar inerte në lum, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

20 Dhjetor 2023 | 09:13

Një person i cili u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen, është arrestuar.

Atij ju sekuastrua edhe kamionçina me të cilën ishin transportuar inertet.

Y. B., 50 vjeç, banues në Tiranë u arrestua për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas hidhte mbetje inerte në shtratin e lumit Erzen, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Y. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026