Arrestohen 19 persona, transportonin drogë nga Shqipëria drejt Barit

20 Dhjetor 2023 | 14:51

Një organizatë që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Barit është goditur nga antimafia italiane.

19 urdhër-arreste janë ekzekutuar këtë të mërkurë pas hetimeve që kanë nisur që prej viti 2017 mes SPAK, Eurojust dhe drejtorisë së antimafias italiane.

Në kuadër të operacionit ‘Kulmi’ në vitin 2020 disa prej të arrestuarve janë dënuar deri në 11 vite burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Më herët, mediat itaiane kanë bërë me dije se nga kjo organizatë kriminale janë arrestuar 27 persona, ndërsa autoritetet italiane sekuestruan rreth 3.3 ton drogë e llojit marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Rrjeti i trafikantëve të drogës përbëhej shqiptarë dhe italianë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin në zonën e Barit, por vepronin edhe në Pulia dhe Bazilikatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026