Goditen “bandat e bebeve” në Itali, 50 të arrestuar për krime të dhunshme dhe drogë
50 adoleshentë u arrestuan në të gjithë Italinë dhe 70 të tjerë po hetohen si anëtarë të bandave që kryejnë krime të dhunshme, si grabitjet, shitje të drogës, por edhe bullizëm në rrugë.
Më shumë se 500 efektivë u angazhuan në operacionit kundër atyre që janë cilësuar si “bandat e bebeve”.
Bandat përbëhen kryesisht nga dhjetë anëtarë të moshave 15 deri në 17 vjeç, shumica prej tyre italianë, por edhe emigrantë të brezit të dytë. Policia raportoi se ka patur raste kur janë përdorur edhe fëmijë shtatë vjeç.
Armë, thika dhe doreza u sekuestruan, si dhe një shumë parash në total prej 10 mijë euro.
Bandat e bebeve janë një problem në rritje në Itali. Sipas raportit të ministrisë, bandat shpesh synojnë persona të një moshe të ngjashme dhe e bëjnë këtë pa motive specifike.
Operacioni i fundit u shtri në 14 qytete përfshirë Milanon, Veronën, Xhenoan, Napolin, Catanian dhe Palermon.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë