Ish-oficeri i Antimafias Italiane: Kriminaliteti shqiptar ka tejkaluar Ndraghetta-n
Ish-oficeri i Policisë së Antimafias Italiane, Gianni Pelagonia, është shprehur se mafia shqiptare është nga më të fortat në botë.
Komentet Pelagonia i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se në disa aspekte mafia shqiptare ka tejkaluar edhe Ndraghetta-n.
Ai tha gjithashtu se Italia ka njohur kryesisht shqiptarët “e këqinj” që kanë vjedhur e bastrisur shtëpitë e italianëve.
“Për të përkufizuar mafien, ka një gjykim për mafioz, sepse ka disa karakteristika. Nga pikëpamja e çështjes gjyqësore e procesit nuk mund të thuhet që ka mafiozë, por mafia shqiptare është ndër më të fortat në botë. Ndoshta ka pikpamja gjyqësore e procesit nuk mund të gjuhen mafiozë, por kriminaliteti shqiptar për disa çështje ka tejkaluar Ndraghettan.
Sa i takon çështjeve të drogës. Para disa ditësh u bënë disa arrestime në Spanjë. Ne kemi njohur shqiptarët e këqinj fatkeqësisht. Ne kemi njohur shqiptarët e këqinj fatkeqësisht, sepse të mirët paguajnë taksat dhe bëjnë jetën normale si gjithë të tjerët.
Ne kemi njohur si policë, shqiptarë që me disa banda bënin vjedhje nëpër shtëpi, për disa vite na kanë masakruar me vjedhje nëpër shtëpira. Njerëzit duhet të hyjnë në kulturën e denoncimit. Njerëzit këtu kanë ende vështirësi të denoncojnë. Ky është një problem social që duhet luftuar. Në duhet të jemi një skuadër, qytetarët, policia dhe autoritetet gjyqësore”, tha Pelagonia.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë