IDF sulmon disa objektiva të Hezbollahut në Liban

20 Dhjetor 2023 | 14:51

Larg konfliktit në Gaza, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se kanë sulmuar një sërë objektivash që i përkasin grupit libanez Hezbollah, një grup islamik i mbështetur nga Irani që zotëron fuqi të konsiderueshme ushtarake dhe politike në Liban.

Ajo konsiderohet një organizatë terroriste nga Izraeli, Britania e Madhe, SHBA dhe të tjerët.

IDF thotë se forcat e saj ajrore goditën “disa infrastruktura terroriste krahas vendeve ushtarake ku vepronin terroristët e organizatës”.

Që kur Izraeli nisi ofensivën e tij në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Hezbollah ka kryer rregullisht sulme me raketa dhe dron nga Libani jugor, disa që synonin objektivat ushtarake, të tjerët qëlluan më pa dallim në veri të Izraelit.

Izraeli ka evakuuar mijëra civilë nga zona për shkak të përshkallëzimit të armiqësive me militantët e Hezbollahut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026