“Gripi do jetë agresiv”, Brataj: 80% forma të lehta, por krijon probleme
Sezoni i gripit sapo ka nisur. Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se ka nisur rritje e rasteve, dhe shumica e të prekurve janë fëmijë.
“Nuk jemi në kulmin e sezonit në këtë moment, ka filluar patjetër dhe kryesisht është më shumë tek fëmijët në këtë moment, për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka vendosur 4 QSH në qytet veç spitalit që të afroj asistencën”, tha Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se në qarkullim ka disa viruse stinore, COVID dhe grip të tipit A.
“Këto ndryshimet e temperaturës e ndikojnë shumë tek imuniteti, gjë e cila e ndihmon shumë gripin në aktivizimin e tij dhe krijimin e numrave më të mëdhenj të prekur nga ai dhe sidomos nga simptomatologjia, besoj se do jetë pak i fortë këtë vit pasi 2 vitet e para s’ka qenë farë nga COVID dhe tashmë ka bërë ndryshimet e veta, mund të jetë më agresiv se sa vitet para pandemisë”, u shpreh Brataj.
COVID dhe gripi kanë ngjashmëri në simptoma, ndërsa rekomandohet qëndrimi në shtëpi për çdo të infektuar.
“Është një sëmundje sezonale me kohë të shkurtër, por që krijon problem dhe do kujdes, duhet të rrish në shtëpi sepse sulmohen të gjithë muskujt dhe e dimë shumë mirë që të dhëmb çdo pjesë e trupit kur të kap gripi. Në pjesën më të madhe, mbi 80% të rasteve janë me forma të lehta, disa dhe pa simptoma”, shpjegon mjeku.
Nisur nga ngjashmëria që kanë tashmë coronavirusi dhe virusi i gripit, mjekët janë të mendimit se mund të trajtohen po njëlloj, pa antibiotik dhe vetëm me kujdes dhe mjekim simptomatik.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta