Gripi dhe virozat e stinës, mjekët në Elbasan: Vazhdon fushata e vaksinimit
Virozat janë të pranishme në këtë stinë dhe banorët në qarkun e Elbasanit, këshillohen të jenë të kujdesshëm, duke aplikuar masa mbrojtëse. Një ndër format e mbrojtjes nga gripi është vaksina, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
“Në Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh ka filluar vaksina e gripit 2023-2024. Nga data 16 Tetor i këtij viti jemi furnizuar me vaksinën e gripit nga Instituti i Shëndetit Publik. Ne si NJVKSH Gramsh kishim në plan 2250 doza, nga kërkesa jonë ISHP na furnizoi me 2400 doza. Nga data 17 filloj vaksinimi dhe deri dje kemi realizuar 1732 vaksina gripi”, thotë Hyqmet Ibrushi, nga Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh.
Mjekja Ermira Kastrioti thotë se vitet e fundit qytetarët janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e marrjes së vaksinës anti-grip.
“Fushata e vaksinimit ndaj gripit stinor është fushata që bëhet çdo vit në pjesën e vjeshtës. Grupet më te interesuara janë të sëmurët kronikë, pacientët mbi 60-vjeç. Tek të sëmurët kronik ata që janë me probleme kardiovaskulare, të sëmurët me astmë, diabet apo me imunitet të komprometuar. Ritmi i vaksinimit ka qenë me i lartë, tani pak më i ulët por nën 20- 30 veta nuk ka rënë. Ditët e para janë vaksinuar punonjësit e shëndetësisë por edhe nga personeli i policisë mësues etj”, tregon mjekja Ermira Kastrioti.
Ulja e temperaturave krijon terren për përhapjen e viruseve ndaj qytetarët, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët duhet të shtojnë vigjilencën, apelojnë mjekët.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike