A do respektoni vendimin e Gjykatës? Berisha flet nga selia pas heqjes së imunitetit

21 Dhjetor 2023 | 10:44

Sali Berisha ka mbajtur fjalën nga selia blu, pas heqjes së imunitetit  në Kuvend, ku mazhoranca votoi me 75 vota pro kërkesën e SPAK.

I pyetur nëse do e respektoj vendimin e Gjykatës, Berisha u shpreh se çdo masë që është marrë ndaj tij është ilegjitime, ndërsa e ka konsideruar si hakmarrje politike këtë gjë po ndodh.

Mes tjerash  Berisha nënvizoi se ndihet më i vendosur se kurrë.

“Jam më i fortë se kurrë.  Më i vendosur se kurrë, në mbrojtje të kauzës opozitare. Kjo kauzë do të triumfojë. Nuk ka forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhjet e krimit të drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve do i ketë ditët e numëruara. Rama do përfundoj si gjyshi i tij Enver  Hoxha.

Çdo gjë që është marrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka diskutim. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje politike”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026