Zbulohet skema/ Para për pasaporta bullgare, tre zyrtarë të arrestuar në Bulqizë
Tre zytarë vendorë janë arrestuar në Bulqizë për flasfikimin dokumetash të cilat përdoreshin për të marrë pasaporta bullgare.
Policia e Dibrës ka goditur një skemë të falsifikimit të dokumenteve me qëllim marrjen e shtetësisë bullgare.
Në pranga kanë rënë tre punonjës të njësisë administrative ‘Ostren’ dhe bashkisë së Bulqizës, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh.
Policia ka arrestuar: Luan Mjeshtrin me detyrë administrator i njësisë Administrative Ostren, Arlin Limani me detyrë specialist i shërbimit social në njësinë administrative Ostren si dhe Fitim Balla me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak në bashkinë Bulqizë.
Të tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falfisikuar dokumentet e gjendjes civile për persona nga zona të ndryshme duke i bërë si banues të njësisë administrative Ostren.
Pas ndryshimit të vendbanimit, ata regjistroheshin në shoqatën “Golloborda” dhe më pas përfitonin pasaportave bullgare.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha