Krijimi i Superligës Europiane, 3 ‘gjigantët’ e futbollit që kanë kundërshtuar

21 Dhjetor 2023 | 16:47

Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë mbi Superligën Europiane nuk ka gjetur përkrahje nga të gjithë klubet e mëdha.

Kjo vjen pasi disa prej tyre nga shtete të ndryshme kanë filluar të dalin kundër idesë për krijimin e një kompeticioni të ri europian.

Mësohet se kundër këtij vendimi për krijimin e Superligës Europiane janë shprehur 3 klube të mëdha europiane, Bajern Mynih, Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid.

Ishte drejtori i Bajernit dhe zëvendëskryetari i Shoqatës së Klubeve Evropiane, Jan Kristian Dresen,  i cili pas vendimit të sotëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, u shpreh kundër idesë së krijimit të Superligës Europiane.

“Ne kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon qëndrimin e FC Bajern dhe ECA se një garë e tillë do të ishte një sulm ndaj rëndësisë së ligave kombëtare dhe strukturës së futbollit evropian.

Bundesliga është themeli i FC Bajern, ashtu si të gjitha ligat kombëtare janë themeli i klubeve të tjera europiane të futbollit. Prandaj është detyra jonë dhe bindja jonë e thellë t’i forcojmë, jo t’i dobësojmë.

Ne jemi të përkushtuar edhe në garat europiane të klubeve nën ombrellën e UEFA-s. Kështu që më lejoni ta bëj shumë të qartë edhe një herë se dera e Superligës mbetet e mbyllur në FC Bajern”, deklaroi drejtori i gjigandit bavarez.

Po ashtu, dhe anglezët e Mançester Junajtid janë shprehur kundër idesë së krijimit të Superligës Europiane.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026