Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Vendim anti-kushtetuese, mazhoranca ka frikë

21 Dhjetor 2023 | 13:56

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për heqjen e imunitetit të Sali Berishës me 75 vota pro nga mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se është një vendim anti-kushtetues duke theksuar se ky është një tregues i qartë i frikës që ka mazhoranca ndaj llogaridhënies, pasi sipas tij është e zhitur në korrupsion.

“Këto ndryshime e kthejnë rregulloren e Kuvendit në një arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët  e opozitës dhe për të eleminuar përfaqësinë e saj në Parlament. Ndryshimet që u bën për organizimin e Komisioneve hetimore për  të minuar më tej llogaridhënien  transparencën dhe parlamentarizmin.

Ky bllokim i Komisioneve Hetimore është tregues i qartë i frikës së thellë që mazhoranca ka ndaj llogaridhënies sepse është e zhitur thellë në korrupsion”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026