Në fundjavë priten 7 mijë pasagjerë, tragetet Durrës-Bari nisin lundrimet e 2-fishta

21 Dhjetor 2023 | 13:40

Nga mëngjesi i sotëm, për të përballuar fluksin në hyrje të pasagjerëve, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë nisur lundrimet e dyfishta.

Rreth 1800 pasagjerë kanë mbërritur me dy tragete të nisura nga Bari, mëngjesin e së enjtes, ndërsa në mbrëmje priten 2 tragete të tjera.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, fluksi më i madh do të regjistrohet në fundjavë, kur në portin më të madh në vend parashikohet të mbërrijnë rreth 7000 pasagjerë.

Për të përballuar fluksin në hyrje të emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet, autoritetet portuale kanë shtuar numrin e sporteleve si dhe po aplikojnë masa shtesë për shërbimet e ofruara në Terminalin e Trageteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026