Porti i Durrësit shkon në Kushtetuese, nesër shqyrtohet padia për Parkun e Butrintit

14 Qershor 2023 | 14:32

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim padinë e 28 deputetëve të Partisë Demorkatike të cilët kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes për Portin e Durrësit.

Padia është bërë më nëntor të 2022-shit dhe është cilësuar nga opozita si e papajtueshme me Kushtetutën. Sipas tyre projekti për Portin e ri të Durrësit është një nga aferat më të mëdha korruptive dhe grabitje të pasurisë publike për interesa të pushtetarëve.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe asnjë prej palëve nuk kanë qënë të pranishëm pasi shqyrimi është bërë fillimisht vetëm mbi bazë dokumentash dhe aktesh të depozituara për çështjen.

Më 9 tetor të 2022-shit, Kuvendi votoi futjen me procedurë të përshpejtutuar të projektligjit dhe më 24 nëntor, pas një seance maratonë u votua me 74 vota pro dhe 35 kundër. Kushtetuesja do të marrë nesër në shqyrtim edhe padinë e bërë nga Partia Demokratike për parkun e Butrintit.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026