“130 mln euro do paguhen”- Soko: Vendimi për Becchettin ditë e zezë për Shqipërinë
Ekonomisti Pano Soko ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vendimin e Arbitrazhit, ku shteti shqiptar duhet t’i paguajë 130 milionë euro biznesmenit Francesco Becchetti.
Soko tha se dita kur u dha vendimi është një ditë e zezë për Shqipërinë, se pavarësisht kohës ato para do të paguhen një ditë.
Soko i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e kryeministrit Rama se Shqipëria mund të dalë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.
Është një ditë e zezë për Shqipërinë, bëhet fjalë për rreth 130 mln euro në total për të cilën është ndëshkuar shteti shqiptar. Deklrata e kryeministrit është e papërgjegjshme pasi pvarësisht se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen, ky vendim është marrë kur ne kemi qenë pjesë e Arbitrazhit dhe kemi aderuar në të. Pavarësisht sa e mundur është që ne të dalim në të ardhmen sepse këto janë marrëveshje, por këto do paguhen njëherë se vendimi është marrë kur ne kemi qenë pjesë e saj.
Deklarata është e papërgjegjshme komplet, çfarë do bëjmë ne, do ikim nga ky krahu këtej dhe do rikthehemi në Traktatin e Varshavës, pasi ka filluar dhe organizohet dhe ky krahu tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë