Porti i Durrësit, Alabbar tregon pse vendosi të investojë në Shqipëri
Kreu i kompanisë “Eagle Hills”, biznesmeni Mohamed Alabbar tregoi arsyet se përse zgjodhi Portin e Durrësit për të kryer investimin e tij.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se ka parë parametrat ekonomikë të Shqipërisë.
Alabbar nënvizoi se nuk mund ta kryente investimin e tij në shtete të tilla si Franca, Gjermania apo Anglia, pasi sipas tij, këto vende kanë ekonomi të fryra.
Ai deklaroi se Shqipëria është në vend në zhvillim, sa i takon ekonomisë dhe turizmit.
“Që të tregohem i sinqertë, pashë parametrat ekonomike. Nuk do ta zhvilloj një projekt të tillë në Francë, Gjermani apo në Angli. Mendoj se këto ekonomi janë të fryra, mundësitë për biznes janë të vogla, ka një burokraci të gjatë.
Por po të shohësh Shqipërinë, dhe sikurse thashë, ishit vendi i parë apo vendi i dytë për rritjen e turizmit dhe për rritjen ekonomike. Pra, unë po kërkoj një ekonomi që po zhvillohet, e kam negociuar këtë kontratë në këto dy vite dhe çdo vit, më ka treguar se ju po ia dilni më mbanë se çdo vend tjetër”, theksoi ai.
Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre