FOTOT/ “Dua vrasje masive”- Si e lajmëroi Kozak masakrën me 15 viktima: Mendova…

21 Dhjetor 2023 | 18:46

Autori 24 vjeçar i masakrës në Pragë të Çekisë është shtetasi i quajtur David Kozak.

Ai kreu një sulm në Universitetin e Arteve, ndërsa la të vrarë 15 persona dhe 30 të tjerë të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se autori pas vrasjeve të kryera, ka qëlluar veten dhe ka rënë nga çatia e universitetit, duke ndërruar jetë.

Gjithashtu mësohet se sulmi i kryer sot, është paralajmëruar nga autori në 10 dhjetor të këtij viti, përmes një postimi që Kozak shkruante në platformën Telegram.

Në shkrimin e tij në Telegram, Kozak shkruante se kërkontë të bënte një vrasje masive dhe më pas të ekzekutonte veten.

Por ky sulm, ndonëse nuk është vënë në optikën e autoriteteve, duket se është paralajmëruar më 10 dhjetor të këtij viti, ndërsa autori shkruante në platformën Telegram se kërkonte të bënte një vrasje masive e më pas të vriste veten.

“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Ilnas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina u në pika ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur”, shkruan Kozak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026