Detaje nga masakra në Pragë: Autori vrau babain, një javë më parë zhduku një vajzë

22 Dhjetor 2023 | 14:26

Pesëmbëdhjetë persona, përfshirë agresorin, mbetën të vrarë nga të shtënat pasditen e së enjtes në selinë e Fakultetit të Letërsisë në Pragë.

Sipas policisë çeke, e cila ka bërë të premten një përditësim të ngjarjes, 25 persona të tjerë mbetën të plagosur. Mes tyre ishin edhe 3 turistë të huaj, 2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda.

Shefi i policisë së Pragës konfirmoi lajmet e qarkulluara më herët se vrasësi kishte vrarë edhe të atin përpara masakrës, në banesën e tij në lokalitetin Hoston, në perëndim të kryeqytetit.

Gjithashtu, hetuesit kanë gjetur një lidhje mes autorit të masakrës dhe vrasjes së një vajze në pyllin Klanovicki javën e kaluar.

Ministri i Brendshëm, Vit Rakushan nënvizoi se hetuesit nuk kishin konstatuar një lidhje të agresorit me ndonjë grup ekstremist.

Ndërkohë, kryeministri Peter Fiala vendosi lule pranë selisë së universitetit, në nder të viktimave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026