Momentet e tmerrit të masakrës në Pragë, studentët fshihen në parvazin e dritareve

22 Dhjetor 2023 | 09:58

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur mbrëmjen e djeshme vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet në Pragë.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, besohet të ketë vrarë edhe babanë  tij.

Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale në ndërtesën e Fakultetit të Arteve.

Agresori hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë  të gjithë ata që i dilnin përpara. Stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në auditore, si dhe u fshehën në ambientet të ndryshme të universitetit.

Mes tmerrit dhe britmave disa nga studentët u fshehën në parvazet e dritareve me shpresën se agresori do të neutralizohej nga policia.

Pamjet dramatike u shpërndanë në media sesi të rinjtë strukeshin për të shpëtuar.

Policia thotë se autori i sulmit ishte një student 24-vjeçar në universitet, i cili nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse atij iu gjet një “arsenal i madh armësh dhe municionesh”.

https://www.youtube.com/watch?v=H_ej0TCE2sQ&t=3s

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026