Arrihet marrëveshja/ KS i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

22 Dhjetor 2023 | 19:15

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar rezolutën për të krijuar “kushte për ndërprerjen e qëndrueshme të armiqësive” dhe për përshpejtimin e dërgimit të ndihmës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, votimi në këshillin prej 15 anëtarësh ishte 13-0, ndërsa SHBA-ja dhe Rusia abstenuan.

Teksti i rishikuar u negociua gjatë një jave e gjysmë të diplomacisë së nivelit të lartë nga SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, në emër të kombeve arabe dhe të tjerëve.

Abstenimi i SHBA-së shmangu një veton të dytë të SHBA-së për një rezolutë për Gazën.

Rezoluta nuk kërkon pezullimin e armiqësive.

SHBA dhe Izraeli kundërshtojnë një armëpushim sepse besojnë se nga kjo do të përfitonte vetëm Hamasi.

Uashingtoni në vend të kësaj ka mbështetur pauzat në luftime për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të marra nga grupi militant.

Rezoluta gjithashtu i bën thirrje sekretarit të përgjithshëm të caktojë një koordinator të ndihmës së OKB-së në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026