“Test i ADN-së” Hetimet për Vanesën: Foto me vrasësin e të birin, shantazhi me video
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçares italiane Vanessa Ballan, e cila u masakrua me thikë nga 41-vjeçari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj.
Në denoncimin e bërë përpara karabinierëve më 25 tetor, në prani të bashkëshortit Nicola Scapinello, Vanessa pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me 41-vjeçarin, pas ky i fundit e kishte shantazhuar se do t’i tregonte videot e tyre intime bashkëshortit.
Pas dy vitesh në një lidhje jashtëmartesore, Vanessa filloi të shtyhej nga 41-vjeçari të ndahej nga bashkëshorti.
Mediat italiane shkruajnë se Bujari nisi ta kërcënonte 27-vjeçarin që të braktiste burrin dhe të jetonte me të .
Në banesën e tij në Altivole, karabinierët kishin gjetur një foto të Fandajt me Vanessa-n dhe djalin 4-vjeçar të gruas.
Fotoja ishte bërë në kopshtin e banesës ku Vanessa u ekzekutua mizorisht me 7 goditje me thikë nga shqiptari.
Shtatzënia e gruas u konfirmua nga autopsia, sipas të cilës ajo ishte në javën e dymbëdhjetë. Në ditët në vijim do të bëhet edhe testi i ADN-së tek fetusi për të vërtetuar atësinë. Dyshimi i prokurorit është se ai djalë mund të ketë qenë i Fandajt.
Ndërkohë familja është në pritje të miratimit nga organet e drejtësisë për të caktuar datën e varrimit .
Lidhja e Vanessa Ballan me shqiptarin nga Kosova
Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket dhe kishte 11 vite e lidhur me bashkëshortin e saj Nicolo Scapinello.
Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.
Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.
Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës .41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 tetor dhe t’i rrëfente tradhtinë bashkëshortit.
Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 27 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar