47-vjeçari italian masakrohet me thika, i plagosur edhe një shqiptar
Një 47-vjeçar italian i goditur disa herë me thika u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se i plagosuri është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën 47-vjeçari ishte arrestuar.
Hetuesit morën në pyetje dy miqtë e tij me kombësi shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte i plagosur me thikë, por jo rëndë.
I plagosuri që aktualisht ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spitalin Castelli, nga ana tjetër ka një të shkuar të errët. Në gusht 2016, ai u akuzua si autor i përplasjes për vdekje të një 58-vjeçari, Giovanni Palazzolo, punonjës i një kompanie bujqësore dhe baba i dy fëmijëve. Ai u vra në Ardea, teksa ishte në bordin e makinës së tij Fiat Panda, u godit nga makina që drejtohej nga tridhjetë e nëntë vjeçari në atë kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet