Netanyahu ‘sfidon’ Biden: Lufta do vazhdojë deri në arritjen e objektivave

24 Dhjetor 2023 | 14:45

Ushtria izraelite është zotuar se do të vazhdojë operacionin e saj në Gaza, edhe pse ka pranuar se ai është “i zgjatur dhe i vështirë”.

Një zëdhënës deklaroi gjatë fundjavës se shteti hebre po zgjeron operacionet tokësore në jug dhe veri të Rripit të Gazës.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, ku e vuri theksin tek “nevoja kritike” për të mbrojtur civilët.

Si përgjigje, Netanyahu tha se lufta do të vazhdojë derisa synimet e Izraelit të arrihen.

Presidenti Biden u tha gjithashtu reporterëve se nuk i kishte kërkuar kreut të qeverisë izraelite një armëpushim.

Të premten, Këshilli i Sigurimit të OKB-së aprovoi një rezolutë që kërkonte lejimin në shkallë të gjerë të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, por nuk arriti të bënte thirrje për një armëpushim mes dy palëve të përfshira në luftë.

Edhe bisedimet e mbajtura më herët gjatë javës në Egjipt, me qëllim arritjen e një armëpushimi të ri dështuan të jepnin rezultate.

Ministria e Shëndetësisë e menaxhuar nga Hamas deklaroi se mbi 20 mijë persona kanë vdekur dhe 54 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza që nga nisja e luftës, me shumicën e viktimave që janë gra dhe fëmijë.

Nga ana e tij Izraeli thotë ka marrë masa për shmangien e viktimave në radhët e civilëve, por ka fajësuar Hamasin se kamuflohet në zonat e banuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026