Java vendimtare për Berishën: Nesër gjyqi në GJKKO, të mërkurën vendimi për vulën

25 Dhjetor 2023 | 15:13

Java e fundit e 2023-it paraqitet edhe si java vendimtare për fatin politik të Sali Berishës. 26 dhe 27 dhjetori do të jenë dy data që do të vendosin shumë për të ardhmen politike të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të vendit, por bashkë me të do të vendosin edhe për fatin e forcës politike që ai ka dominuar për 32 vite, Partisë Demokratike.

Në mëngjesin e se martës vëmendja do të fokusohet te GJKKO që do të vendosë mbi kërkesën e SPAK për të dhënë ose jo masën e arrestit shtëpiak për Sali Berishën. Si parapërgatitje për këtë vendim të GJKKO, Berisha nga ana tjetër në 5 ditët e fundit ka bërë disa lëvizje. Fillimisht ka nisur një proces riorganizimi të partisë që tashmë do duhet të funksionojë në këto kushte të reja që Berisha nuk do mundet të dalë nga banesa. Po ashtu, janë shtuar kontaktet me grupimin e Bardhit për të mundësuar një koordinim të aksionit opozitar edhe përtej Kuvendit.

Por 24 orë pas vendimit që me shumë gjasa do të detyrojë Sali Berishën të qëndrojë në shtëpi, demokratët janë thirrur të protestojnë. Si rrallë herë protesta është lajmëruar për t’u zhvilluar përpara gjykatës së lartë, aty ku prej orës 9 të mëngjesit në dhomë këshillimi 3 gjyqtarë do të vendosin për fatin e vulës së Partisë Demokratike, nëse ajo do t’i mbetet Lulzim Bashës, apo do t’i kalojë Sali Berishës.

Nëse ish-kryeministri dhe ish-presidenti do e respektojë masën e mundshme të arrestit shtëpiak, kjo protestë do të hynte në histori, si protesta e parë e Partisë Demokratike pa praninë e Berishës në terren.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026