Kush do ta drejtojë Rithemelimin po u arrestua? Sali Berisha jep përgjigjen e prerë
Ish-kryeministri Sali berisha mbajti këtë të hënë një deklaratë për media, ku foli në lidhje me mënyrën e funksionimit të Rithemelimit nëse atij do t’i komunikohet një masë më e rëndë sigurie se ajo e “Detyrim paraqitje”.
Berisha tha se personi i cili do të drejtojë Parinë Demokratike në këtë situatë është vetë ai.
Ish-kryeministri nënvizoi gjithashtu që një rol në drejtimin e punëve të partisë do të ketë dhe Kryesia e Rithemelimit.
Ai nënvizoi se kryetari kudo që të jetë do të përmbushë detyrimet për drejtimin e partisë.
“Në këtë situatë, PD-në do e drejtojë Sali Berisha.
Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re, diktaturat e kanë përsëritur dhe kjo po ndodh.
Natyrisht kryesia e PD, kryesia e ngushtë e saj, janë organet që do të merren me drejtimin e punëve të saj.
Por kryetari kudo që të jetë, do të përmbushë detyrimet e tij.
I gjithë problemi dhe diskursi, po të kesh vënë re mediat e kontrolluara nga qeveria, që nuk kishin preokupim jo vendosjen në arrest të kryetarit të partisë më të madhe politike, por dhe si të thuash, e merrnin një fakt të kryer, për të cilin nuk ka nevojë të komentojë, duke u bërë në njëfarë mënyre de facto mbështetës të këtij akti, por merrnin tani se ç’do ndodhë me PD-në.
Duhet t’u them këtyre zotërinjve se PD do ecë drejt fitores, drejt përmbysjes së diktaturës.
Nuk ka asnjë alternativë tjetër, përkundrazi ky akt vetëm sa bind çdo shqiptar se jemi në kushtet e një diktature, me të cilën nuk duhet të pajtohemi kurrë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë