Berisha në prag të dhënies së masës së arrestit, vjen reagimi i parë nga maxhoranca

21 Dhjetor 2023 | 20:27

Pas heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe hapjesë së rrugës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, ka ardhur dhe reagimi i parë nga maxhoranca.

Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ajo e cila ka shpërndarë një foto të Berishës në rrjete sociale me mbishkrim një thënie të Shekspirit.

“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”- shkruan Spiropali në mbishkrimin e fotos bardhezi të Berishës në parlament.

Kujtojmë se me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi votoi në seancën e kësaj të enjteje kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.

Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, duke i hapur rrugë Kuvendit të procedonte me heqjen e mandatit.

Tashmë i takon Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO që të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026