Përfundon mbledhja e Kryesisë, si do organizohet Rithemelimi nëse arrestohet Berisha

21 Dhjetor 2023 | 20:17

Ka mbaruar mbledhja e Kryesisë së Rithemelimit. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Kryesia vendosi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të shtunën në orën 12:00.

Lëvizjet në kampin blu vijnë në kuadër të përgatitjeve për riorganizimin e partisë pasi GJKKO të japë masën e sigurisë për ish-kryeministrin, e cila nuk dihet ende nëse do të jetë “Arrest në shtëpi”, ose “Arrest me burg”.

Sa i përket riorganizimit te partisë, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilat do të drejtohen nga 4 koordinatorë.

Burime bëjnë me dije se në riorganizimin e partisë do të ftohen edhe deputetët që mbështesin kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi, si dhe atë vetë.

Edhe Berisha në fjalën e tij theksoi se partia ka nevojë të riorganizohet dhe t’i përhstatet kushteve të reja.

“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të zmbrapsemi, ne nuk do zmbrapsemi. Por në kushte të reja të diktuara në mënyrë të shpejtë do të thosha nga regjimi, natyrisht kërkohet një ripërshtatje e shpejtë e jona në këto kushte. Kërkohet nga ne të bëjmë gjithçka që të jemi zëdhënës të atyre që guxojnë.

Edi Rama ka zhytur Shqipërinë, ç’është e vërteta, shoqërinë shqiptare në mbretërinë e frikës dhe frika është e njohur se përbën ndjenjën më qendrore në fiziologji të ndjenjave njerëzore.

Shpesh thonë se ai fiton vota. Kjo nuk më rikujton mua asgjë tjetër, veçse marsin e ’91 kur ne, zona më e varfër, më e mjeruar, zona që jetonte në uri kronike prej vitesh, nuk na votoi. Nuk na votoi se ajo ishte pajtuar me atë shkallë ekstreme mjerimi, jo se ajo kishte parë qoftë edhe favorin më të vogël nga diktatura. Përkundrazi, e kishte pësuar më rëndë se të gjithë të tjerët. Ata ushqeheshin realisht më keq se të burgosurit në burgjet e diktaturës.

Por më e fuqishme se sa ulërima e urisë, ishte frika tek ata. Ishte frika tek ata.

Ndaj dhe e kam theksuar dhe më parë, kjo frikë, e njohur si strategji, u ngulit me një program të caktuar dhe sot është mjaft e përhapur. Por nga ana tjetër, askush të mos mendojë se njerëzit janë të qetë, janë të kënaqur të jetojnë me frikë. Jo, çdo njeri dëshiron të çlirohet sa më parë prej saj. Asgjë nuk çliron qytetarin nga frika më shumë se shembulli personal i qytetarit, demokratit, demokrates, drejtuesit të PD”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026