Krishtlindjet/ Papa Francesku: Zemrat tona janë në Betlehem, paqja është refuzuar

25 Dhjetor 2023 | 11:09

Papa Francesku përdori predikimin e tij në meshën e mesnatës për t’u solidarizuar me njerëzit në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave të huaja, përmes meshës së mesnatës, Papa dënoi atë që ai e quajti “logjikën e kotë të luftës”.

Papa Françesku, 87 vjeç, u tha 6,500 njerëzve brenda Bazilikës së Shën Pjetrit: “Zemrat tona janë në Betlehem, ku Princi i Paqes është refuzuar edhe një herë nga logjika e kotë e luftës”.

Ai shtoi se “përplasja e armëve sot” e pengon Jezusin “të gjejë vend në botë”.

Në Betlehem, mesha u mbajt nga të krishterët palestinezë të cilët reflektuan mbi luftën rreth tyre në Izrael dhe Gaza.

Skena tradicionale e Lindjes së Krishtit në Sheshin Manger ishte gjithashtu e rrethuar me rrënoja dhe tela me gjemba.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026