At Grigori për luftën në Gaza: Do kalojë, nuk ka asgjë që e “mbyt” dritën e Zotit
Grigor Palushi, Kleriku i Katedrales Ortodokse në Tiranë, ka thënë se situata që po ndodh tani në Gaza do të kalojë, sepse sipas tij, asgjë nuk e “mbyt” dritën e Zotit.
Komentet Palushi i bëri në “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në Shqipëri harmonia fetare është diçka tejet pozitive dhe shtoi se ka shumë persona që nuk i përkasin besimit të Krishterë dhe shkojnë në Kishë.
“Kjo është dita më e bukur dhe e gëzueshme e gjithë ciklit vjetor. Deri këtu kemi ardhur falë një përgatitjeje, prej 40 ditësh. Sepse kërkohet një lloj përgatitje nga ana shpirtërore, për të pritur lindjen e Krishtit. Dje në mbrëmje ne nisëm me shërbesën, ku të shumtë ishin besimtarët që erdhën për t’ju lutur Zotit. Sot si rrallherë ndodh që besimtarët të jenë më të gëzuar se herët e tjera. Ata kanë ardhur që në orën 07:00 sot. Ngjarjet që ndodhin në Kishën Ortodokse nuk janë ngjarje që i përkasin të shkuarës, por janë ngjarje që ndodhin sot.
Është e vërtetë që Betlehemi nuk po feston siç duhet Krishtlindjet për shkak të situatës në Gaza, por nuk ka asnjë fuqi në botë që të mbysë këtë dritë që ndriçon sot. Ne kujtojmë se sapo lindi Krishti, të parët që u bënë keq ishin pushteti i kohës. Kjo situatë do të kalojë dhe do të kthehen festimet e kohës.
Ne jetojmë në një vend që njihet për harmoni fetare. Ka një veçori sepse askush nuk pyetet se çfarë besimi je. Të shumtë janë edhe ata që nuk i përkasin besimit të Krishterë dhe që vijnë në Kishë”, tha At Grigori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë