Superliga, Bylisi ndal Teutën, Tirana tjetër fitore para derbit me Partizanin

7 Mars 2021 | 14:55

Në javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit Bylisi arriti të ndalë në një barazim 1-1 Teutën.

Skuadra e Eduard Martinit kaloi e para në avantazh me anë të një penalltie të Dejvi Bregut në minutën e 30-të, mirëpo 7 minuta më pas u barazua nga Bylisi me anë të nigerianit Anthony Beji.

Për pjesën tjetër të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi duke bërë që Teuta të ndalet pak ditë pas fitores domethënëse të 3 marsit ndaj Vllaznisë kryesuese. Shkodranët luajnë të hënën kundër Kukësit.

Ndërkohë vijoi formën pozitive Tirana që fitoi 2-1 në transfertë përballë Kastriotit. Taulant Seferi dhe Erion Hoxhallari ishin autorët e golave për bardheblutë ndërsa për vendasit shkurtoi shifrat braziliani David.

Tirana realizoi kështu fitoren e tretë radhazi nisur me fitoren 2-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër më 27 shkurt. Ndeshja e radhës, më 13 mars është ndaj Partizanit në një derbi që mund të vendosë shumë në fatet e të dyja skuadrave në luftën për në kupat e Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026