Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë

25 Dhjetor 2023 | 20:24

Flakët në qendrën tregtare në Lushnjë të cilat kanë nisur rreth orës 14:40 të ditës së sotme duket se janë riaktivizuar.

Më herët Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha për mediat se ndonëse ishte bërë i mundur evakuimi i personave në godinë dhe shuarja e një pjese të mirë të flakëve, rreziku nuk kishte kaluar, pasi vatra të tjera vijonin aktive.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, i cili ndodhet në vendngjarje dha më shumë detaje rreth asaj që po ndodh:

“Zjarri është riaktivizuar. Tashmë ka flakë të shumta mbi tarracën e qendrës tregtare. Rreth 30 minuta më parë dukej sikur situata ishte qetësuar. Por mesa duket kemi pasur akumulim të zjarrit i cili ka shpërthyer tashmë në një pjesë që është e hapur dhe mund të kemi ndërhyrje nga ajri. Zjarri duket se ka një intensitet gjithnjë e më shumë në rritje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026