Referendumi në Zvicër, votohet kundër mbulimit të fytyrës në publik, përfshirë burka apo niqab
Zviceranët votuan pro ndalimit të mbulimit të fytyrës në publik, duke përfshirë burka ose niqabin e veshur nga gratë myslimane.
Rezultatet e referendumit të së dielës ishin shumë të afërta 51.2% pro ndalimit me 48.8% kundër. Propozimi u paraqit nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë e cila bëri fushatë me parulla të tilla si “Stop ekstremizmit”.
Një grup kryesor islamik zviceran tha se kjo ishte “një ditë e errët” për myslimanët. Qeveria Zvicerane është shprehur kundër ndalimit duke thënë se nuk i takonte shtetit të diktonte atë që veshin gratë. Sipas hulumtimeve askush në Zvicër nuk mban burka dhe vetëm rreth 30 gra mbajnë niqab.
Rreth 5% e popullsisë së Zvicrës prej 8.6 milionë njerëz janë myslimanë, shumica me origjinë nga Turqia, Bosnja dhe Kosova.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh