ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ken Dhima: Vonesa në zbardhjen e vendimeve

26 Dhjetor 2023 | 12:14

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e magjistratit Ken Dhima, për shkelje të rënda profesionale gjatë kohës që ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë.

Në vendimin e bërë publik nga ILD theksohet se nga hetimi i kryer ka rezultuar se magjistrati Dhima ka kryer vonesa të qëllimshme në zbardhjen e vendimeve gjyqësore.

Sipas ILD vonesat e çështjeve për të cilat akuzohet gjyqtari nuk kanën një nivel kompleks si dhe nuk justifkojnë vonesën për eksperiencën e tij.

Nga hetimi disiplinor i ILD, i shtrirë në vite pune, për 292 vendime të magjistratit ka rezultuar se:

Magjistrati ka zbardhur me vonesë 32 vendime gjatë periudhës Mars 2018 me vonesa nga 1 në 6 muaj; ka zbardhur me vonesë gjatë periudhës 24.06.2021-29.07.2021 dhe 29.07.2021-30.03.2022, 189 vendime me vonesa nga 1 muaj në 26 muaj.

Nga  provat e marra gjatë hetimit disiplinor, rezulton se gjyqtari duke vepruar me vonesë ne zbardhjen e vendimeve të evidentuara, tej çdo afati të arsyeshëm dhe objektiv, ka sjellë si pasojë zvarritjen e pajustifikuar të proceseve gjyqësore, si dhe kryerjen me vonesë të veprimeve të tjera procedurale në kuadër të këtyre proceseve.

Nga të dhënat e administruara gjatë hetimit, rezulton se çështjet e gjykuara, për të cilat është marrë vendim nga ana e magjistratit, e që janë arsyetuar me vonesë, për nga natyra e objektit të padisë apo të kërkesës, nuk rezultojnë aspak të jenë të një niveli kompleks apo të vështirë, në atë përmasë që të justifikojë vonesën, bazuar edhe në eksperiencën 19 vjecare të gjyqtarit.

Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke iu cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë.

Provohet se magjistrati K.DH., në veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer shkelje të rënda profesionale, që përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor administrimin e provave të paraqitura në këtë procedim disiplinor dhe pranimin e propozimit për masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për K.DH.gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1, shkronja “d”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026