Beograd| Qytetarët protesta para selisë së KQZ-së, reagon Kremlini
Në Beograd, me ftesë të koalicionit ‘Serbia Kundër Dhunës’ u mbajt protesta e tetë, këtë herë përpara selisë së Komisionit Zgjedhor të Republikës. Qytetarët kërkuan anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Organizatorët bënë thirrje për mbështetjen e studentëve-protestues.
“Ju jeni krenaria dhe e ardhmja e Serbisë dhe ju jeni ata që duhet të zgjidhni se në cilin vend të jetoni. Faleminderit që po luftoni për qytetin dhe vendin tuaj në këto rrugë”, deklaroi Miroslav Aleksiç, nga koalicioni “Serbia Kundër Dhunës”.
Disa qindra studentë dhe qytetarë bllokuan të hënën rrugën kryesore të Beogradit, ku ndodhen godinat qeveritare. Duke reaguar, Kremlini akuzoi ato që i quajti “forca të treta” se janë pas protestave.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit deklaroi: “Ka procese dhe përpjekje të forcave të treta, sidomos nga jashtë, për të provokuar trazira të tilla në Beograd. Ne nuk kemi asnjë dyshim se lidershipi i kësaj Republike do të garantojë sundimin e ligjit në vend”.
Studentët dhe qytetarët pretendojnë për parregullsi në zgjedhjet e 18 dhjetorit dhe kërkojnë rishikimin e listave elektorale, me argumentin se ato ishin burim i manipulimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane
- 10:35 Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
- 10:32 Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 10:27 Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit
- 10:14 Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen