Izraeli sulmon Gazën qëndrore, synon zgjerimin e ofensivës

26 Dhjetor 2023 | 14:01

Forcat izraelite kanë bombarduar kampet palestineze të refugjatëve në Gazën qendrore të martën, thanë banorët. Duket se Izraeli po përgatitet të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në seksionin e tretë të territorit të pushtuar.

Izraeli është zotuar se do të shtypë Hamasin – grup palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – për shkak të sulmit vdekjeprurës që grupi kreu në jug të Izraelit më 7 tetor. Për javë të tëra, forcat izraelite janë përfshirë në luftime të ashpra urbane në veri të Gazës dhe në qytetin jugor të Han Junisit, duke shtyrë palestinezët që të gjejnë strehim në skajet e territorit.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim dhe thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të reduktuar numrin e viktimave në mesin e civilëve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë më herët paralajmëroi se lufta nuk është afër fundit.

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, duke vrarë më shumë se 20.600 palestinezë dhe duke detyruar që të zhvendoset pothuajse e gjithë popullsia e territorit prej 2.3 milionë banorësh.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1.200 persona dhe janë zënë rob 240 të tjerë.

Banorët e Gazës qendore thanë më 26 dhjetor se gjatë natës ka pasur granatime dhe sulme ajrore në kapet Nuseriat, Magazi dhe Burej. Në këto kampe janë strehuar palestinezët e larguar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 me Izraelin – dhe tani kampet janë mbushur edhe me të zhvendosurit si pasojë e luftës së fundit.

“Bombardimet ishin shumë intensive”, tha Radwan Abu Sheitta, mësues palestinez që jeton në Burej.

Brigada e Kasamit, që është krahu ushtarak i Hamasit, tha se luftëtarët e tij kanë goditur një tank izraelit në lindje të Burejit. Ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, por sugjeron se forcat izraelite po lëvizin drejt kampit, raporton REL.

Po ashtu, sulme nga ajri ka pasur edhe në linde të kampit Nuseriat, thanë banorët.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, grupit që udhëheq me Gazën që 16 vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026

896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit

Më shumë se 200 zjarre mbetën jashtë kontrollit në Kanada të premten, veçanërisht në provincën e Ontarios, tymi i së cilës po thithet nga miliona...
10:52 | 18/07/2026