Denver fitore për Krishtlindje, Lakers në “errësirë”, triumfojnë New York Knicks
NBA dhuroi spektakël dhe në përballjet e luajtura mbrëmjen e Krishtlindjeve apo mëngjesit e 26 dhjetorit. Ndeshje padyshim të luftuara nga të gjitha skuadrat, teksa nuk munguan as zhgënjimet.
Denver vijoi serinë e sfidave pa humbje duke rrëmbyer një tjetër triumf ndaj Golden State Warriors, në shifrat 120-114. Tek vendësit të gjithë lojtarët zhvilluan një performancë pozitive, teksa padyshim ranë në sy shifrat e Jokic e Murray, ku serbi shënoi 26 pikë, ndërsa kanadezi 2 më tepër.
Lakersat ishin dështimi i mbrëmjes, ku pësuan humbjen e 4-ët në 5 ndeshjet e fundit, teksa përballë kishin Boston Celtics. Davis ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 40 pikë, ndërsa tek fituesit ishte Porzingis me 28 pikë në tabelë.
Miami Heat mori po ashtu një fitore të rëndësishme duke mposhtur Philadelphian 119-113. Vazquez shënoi plot 31 pikë në këtë përballje. Në dy sfidat e tjera, Dallas Maverick mposhtën Phoenix 128-114, ndërsa NewYork Milwaukuee Bucks 129-122. Antetokumpo realizoi 32 pikë, po aq sa Lillard, por pa mundur të fitojnë në fund të sfidës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta