Bombardohet stacioni hekurudhor në Ukrainë, viktima e të plagosur

27 Dhjetor 2023 | 16:45

Të paktën një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur në Ukrainë, kur forcat ajrore ruse bombarduan një stacion hekurudhor në Kherson, ku civilët po bëheshin gati për t’u evakuuar.

“Rusia sulmoi një stacion treni. Një tren për evakuim. Megjithatë, shërbimet janë rikthyer dhe numri i viktimave po përcaktohet. Kishte shumë civilë në momentin e sulmit”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Ndërkohë, Rusia konfirmoi se një nga anijet kryesore të saj është dëmtuar nga një sulm i Kievit në Krimenë e aneksuar. Ngjarja ndodhi në portin Feodosia, pasi u godit nga raketat “Cruise”. Mbi ngjarjen u informua edhe presidenti Putin.

Gazetarët e agjencisë “Associated Press” ndoqën operacionin e “Qendrës 73”, një nga njësitë elitë të forcave speciale ukrainase, e përbërë nga operativë, sabotatorë nënujorë dhe specialistë të dronëve luftarakë.

Sulmi i tyre ndaj anijes la një të vdekur dhe dy të plagosur, pa harruar dëmet e mëdha materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026