Kosovë| Kapet sasi e konsiderueshme monedhash 2 euro të falsifikuara

28 Dhjetor 2023 | 11:10

Një sasi e kosniderueshme monedhash të falsifikuara janë sekuestruara nga Policia e kosovës në dy raste të ndara. Monedhat false prej 2 eurosh u sekuestruan në Graçanicë dhe në Fushë Kosovë, në vlerë rreth 7 mijë euro. Policia bën me dije se vlera totale e monedhave shkon rreth 7 mijë euro.

“Preoc, Graqanicë  27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2 euro në vlerë 6,590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”, njofton policia e Kosovës.

Rasti në Fushë-Kosovë u denoncua nga zyrtarja e një banke lokale, e cila denoncoi përpara autoriteteve se nga data 11.12.2023 deri më 27.12.2023 persona të ndryshëm kanë deponua monedha të ndryshme metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë. 11.12.2023. Më 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026