Superliga Europiane me buxhet marramendës, “plani” për të mposhtur UEFA-n

28 Dhjetor 2023 | 14:39

Pasi fitoi betejën me UEFA-n dhe FIFA-n, Superliga e Evropës tanimë po mendon se si të jetë më bindëse për skuadrat e futbollit, e normalisht në këtë pikë diferencën e bëjnë paratë. Për këtë, projektuesit e kompanisë A22 e kanë një plan dhe shifrat janë marramendëse, krahasuar me atë çka ofron qeveria europiane e futbollit. Superliga në 3 vitet e para të saj do të ketë në dispozicion një buxhet prej 15 miliardë eurosh, nga ku do të shpërblehen skuadrat pjesëmarrëse apo ato fituese të kompeticionit.

Jo vetëm kaq, por edhe pagesat ndaj ekipeve jopjesëmarrëse do të jenë të larta. Plani është për një fond prej 400 milionë dollarësh që do t’u jepet skuadrave amatore, që përkon me dyfishin e asaj që ofron vetë UEFA. Këto shuma pritet të kenë një ndikim të madh tek ekipet, të cilat mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre, edhe pse presioni i federatave nuk ka munguar.

Superliga e Europës është një institucion i cili sponsorizohet nga biznesmenë tepër të fuqishëm nga bota Arabe, Amerika dhe Europa, të cilët kanë si synim krijimin e një kompeticioni konkurrues. Kujtojmë se disa skuadra evropiane ndryshuan qëndrim, këtu mund të përmendim Inter apo dhe Manchester United e Arsenal, që fillimisht mbështetën këtë inovacion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026