Man City përmbys Evertonin, Chelsea rikthehet tek fitorja, Broja e nis nga stoli
Më një Haaland të dëmtuar, por Manchester City nuk e pati aspak të vështirë të merrte fitoren e radhës.
The cityzens mposhtën në transfertë Evertonin me rezultatin 1-3, në një përballje që nisi më mirë për ekipin vendës. Në minutën e 29’ ishte Harrison që zhbllokoi rezultatin dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij dhe dha idenë se do të ishte një ndeshje e vështirë për kampionët në fuqi.
Fraksioni i dytë tregoi një Manchester City më të vendosur dhe të hedhur në sulm. Goli i barazimit do të vinte nga Foden, teksa Alvarez e Silva vulosën fitoren 1-3. Ky ishte 3pikëshi i 11-të për të besuarit e Guardiolës të cilët qëndrojnë në vendin e katërt në tabelë, 5 pikë larg kryesuesve të Liverpool, por me 1 ndeshje më pak.
Edhe Chelsea u rikthye tek fitorja pas zhgënjimit 1 javë më parë, ndërsa mposhti Crystal Palace në Stemford Bridge. Londinezët regjistruan rezultatin 2-1 me golat e Mudryik dhe Madueke, ndërsa për miqtë goli i vetëm erdhi nga Olise. Kjo ishte fitorja e dytë në 5 javë për Pochettino, ndërsa rezultat pozitiv rrëmbeu dhe Wolverhampton që mposhti Brentfordin 1-4.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta