Broja në qendër të merkatos, cilat janë ekipet në garë për ta marrë
Pak javë më parë u kthye nga dëmtimi, ndërsa nuk pati fatin të vishte fanellën e kombëtares shqiptare në përballjet kualifikuese. Bëhet fjalë për Armando Brojën, sulmuesin e Chelsea-s, i cili po kalon një formë jo shumë të mirë në karrierën e tij. 22-vjecari është lojtari më i përfolur i kombëtares kuqezi, ndërsa është në qendër të merkatos së transferimeve.
Sipas asaj që mediat italiane bëjnë me dije, krahas West Ham dhe Fulham në kampionatin anglez, interes ndaj tij ka shprehur dhe Torino në Serinë A. Drejtuesit e klubit Italian kanë shprehur pëlqimin për Brojën, teksa siç dihet londinezët kurrsesi nuk dëshirojnë ta lënë të lirë. Kujtojmë këtu që më tepër do të preferohej një huazim brenda ligës nga ana e tyre, me West Ham dhe Fulham që qëndrojnë në pritje.
Broja nuk është i kënaqur me minutazhin e marrë, ndërsa Chelsea është skuadra e tij e zemrës, por për të rimarrë formën i duhet patjetër huazimi. Në këtë pikë, janari është dritarja e parë e cila do t’i japë drejtim rrugëtimit të 22-vjeçarit. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga klubet e sipërpërmendura, por në ditët në vijim pritet të ketë diçka konkrete, teksa do t’i takojë Brojës të marrë vendimin.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë