Inter nuk ndalet, zikaltrit mundin minimalisht Atalantën, ruajnë diferencën me ndjekësit
Inter ka arritur fitoren e shtatë radhazi në kampionat, duke mundur Atalantën në përballjen e javës së 26-të.
Goli i Milan Skriniar vendosi fatin e takimit. Në minutën e 54-të sllovaku shfrytëzoi një rrëmujë brenda zonës, për të shënuar golin që i jep Interit një trepikësh shumë të rëndësishëm, ndaj një kundërshtari mjaft të fortë.
Skuadra bergamase ishte mjaft agresive, me Zapatën që disa herë provoi për të ndryshuar rezultatin.
Inter vijon marshimin e tij i sigurt, pasi kjo ishte ndeshja e dhjetë radhazi që nuk njeh humbje në kampionat. Me sulmin e më të mirë në Serie A dhe mbrojtjen e dytë më të fortë, ziklatrit po bëjnë një edicion mjaft mbreslënës dhe duken në rrugën e duhur drejt titullit kampion.
Pas suksesit së kësaj të hëne skuadra e Antonio Kontes ruan diferencën për gjashtë pikësh me Milanin, që të dielën bëri detyrën ndaj Veronës.
Lexoni gjithashtu:
Juventus kërkon përmbysjen ndaj Portos
Premier League, Manchester United fiton ndaj City-it, ndërpritet seria prej 21 fitoresh radhazi
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta