“Gaza”/ Afrika e Jugut depoziton kërkesë në GJND: Izraeli të hetohet për gjenocid

29 Dhjetor 2023 | 20:16

Afrika e Jugut ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për nisjen e një çështjeje për gjeocid kundër Izralit, në luftën që është duke u zhvilluar në Gaza.

Kjo kërkesë vjen pas shtimit të thirrjeve nga vende të ndryshme për ndalimin e luftës në Gaza, e cila deri më tani ka marrë shumë jetë të civilëve të pafajshëm.

Izraeli nisi një ofensivë në Gaza pas një sulmi nga ana e Hamasit, nda i cili mbetën të vdekur rreth 1200 vetë në Izrael dhe u morën peng rreth 240 të tjerë.

Por ofensiva e Izraelit është cilësuar si mjaft e ashpër, pasi sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, deri më tani kanë mbetur të vdekur mbi 20 mijë palestinezë dhe janë plagosur rreth 60 mijë të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026