Shifra shqetësuese në Kosovë, 13 të vdekur nga Covid-19

9 Mars 2021 | 14:21

Në Kosovë 13 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë të Covid-19. Të dhënat konfirmohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thekson se nga 2410 teste të kryera, 444 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Prej fillimit të pandemisë 1668 qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar mbi 62 mijë.

“Numri total i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761”, njofton IKSHPK-ja.

Rastet pozitive:

Prishtinë 235 raste, Prizren 33 raste, Gjilan 26 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Lipjan 16 raste, Kamenicë 15 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 12 raste, Ferizaj 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 8 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Gjakovë 6 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Shtime.

Ekspertët e shëndetit shprehen të shqetësuar për rritjen e rasteve të infeksionit, ndaj kërkojnë nga qytetarët të tregohen vigjilentë në respektimin masave të caktuara nga autoritetet përkatëse.

Lexoni gjithashtu: 

Mjeku ngre shqetësimin: Situata e pandemisë në Kosovë është e rënduar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026