Marok| Ekstradimi i Saraivës, vrasësi i Nikulaj u dorëzohet oficerëve shqiptarë
Pritet ekstradimi i Ruben Saraivës drejt Shqipërisë, person i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Euronews Albania ka siguruar foton e portugezit Saraiva teksa iu është dorëzuar palës shqiptare.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin të datës 26 prill ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të Saraivës.
Ndërkohë 5 personat e tjerë për vrasjen e biznesmenit në Lezhë, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman dhe Harry Simpson u arrestuan pas ngjarjes, gjatë një operacioni të koordinuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA.
Ruben Saraivës, ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin, me porosi të Edmond Haxhisë (pjesë e fisit Lekstakaj). Mes dy fiseve në Lezhë ka një hasmëri më shumë se dy dekada dhe ka marrë disa jetë njerëzish nga të dyja palët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta