Erdogani: Opozita shfrytëzoi mosmarrëshjen e klubeve të futbollit me Arabinë Saudite

31 Dhjetor 2023 | 15:50

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka fajësuar partitë opozitare për “shfrytëzimin” e një mosmarrëveshjeje mes dy klubeve më të mëdha të futbollit turk dhe zyrtarëve sauditë.

Finalja e Superkupës së Turqisë, e cila duhej të luhej të premten në Arabinë Saudite, u shty për kohë të papërcaktuar, pasi klubet rivale nga Stambolli, Galatasaray dhe Fenerbahce, nuk pranuan të dilnin në fushë dhe u kthyen në Turqi.

Qindra tifozë të të dy klubeve shkuan në aeroportet e Stambollit para agimit për t’i përshëndetur dhe brohoritur ekipet e tyre.

Në një komunikatë të përbashkët të premten, Federata e Futbollit e Turqisë dhe klubet i cituan “pengesat në organizim” si arsye për shtyrjen e ndeshjes, si dhe e falënderuar Arabinë Saudite për përpjekjet e saj për ta organizuar ndeshjen.

Megjithatë, mediet vendore raportuan se mosmarrëveshja u shkaktua nga veshja e fanellave nga lojtarët me themeluesin laik të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, dhe bartjen e një pankarte me moton: “Paqe në shtëpi, paqe në botë”.

Viti 2023 shënoi 100-vjetorin e shpalljes së Turqisë moderne nga Ataturk, dhe të dyja klubet kishin bërë trysni që ndeshja të luhej në atdhe e jo në Arabinë Saudite.

Më herët, mediet raportuan se himni i Turqisë nuk do të lëshohej dhe se flamujt turq nuk do të lejoheshin në stadium, por zyrtarët turq i mohuan këto raportime.

Mosmarrëveshja u bë temë e nxehtë debati gjatë fundjavës dhe u raportua shumë nga mediet opozitare. Megjithatë, mediet pro-qeveritare, klubet, federata e futbollit dhe politikanët turq heshtën për këtë temë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu të enjten “lutjet dhe mbështetjen” e tij për popullin venezuelian pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Mendime dhe...
09:23 | 25/06/2026

Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se presidenti Volodymyr Zelensky “po ia del mjaftë mirë”, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë . “Ai po reziston”, tha...
09:13 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026