Rimëkëmbja ekonomike varet nga vaksinimi, OECD: Pandemia përfundon kur të vaksinohen vendet e varfra

9 Mars 2021 | 19:07

Qeveritë e shteteve duhet të përshpejtojnë procesin e vaksinimit nëse dëshirojnë të mbështesin rritjen ekonomike. Ky është rekomandimi i publikuar në raportin e së martës nga Organizata për zhvillim dhe Bashkëpunim ekonomik, e cila ka bërë një parashikim pozitiv mbi rritjen e ekonomisë globale për vitin 2021.

Për vitin 2021 parashikohet një rritje e GDP me 5.6% në Shtetet e Bashkuara, kjo edhe falë ndihmës ekonomike dhe përshpejtimit të procesit të vaksinimit. Për sa i përket eurozonës, parashikimi është pak më skeptik: rritje prej +3.9%, krahasuar me rritjen prej 6.8% të GDp-së në vitin 2020-të.

Për Laurence Boone, drejtuesen e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim ekonomik, shpejtësia me të cilën do të rimëkëmbet ekonomia do të varet nga shpejtësia e procesit të vaksinimit.

“Aktualisht, Politika më e mirë financiare është rritja e shpejtësisë së procesit të vaksinimit. Nëse jemi në luftë me virusin, duhet të kemi edhe mjetet për ta luftuar atë, pra prodhimi dhe shpërndarja e vaksines. Kur sheh Izraelin, i cili ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë, kufizimet mbi lëvizjen janë hequr dhe aktiviteti ekonomik ka rifilluar me shpejtësi. Këtë e vërejme edhe në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe. Në Europë ne jemi prapa, jo vetëm që nuk prodhojmë mjaftueshëm, por dhe me dozat e vaksinës që kemi në dispozicion, nuk po i përdorim. Duhet absolutisht të lëvizim me shpejtësi,” – thotë Boone.

Deri më datë 5 Mars, afërsisht 60% e popullsisë izarelite ka arritur të marrë një dozë të vaksinës kundër Covid-19, krahasuar me më pak se 10% në Gjermani dhe Francë, dhe 5% në vende si Brazili. Këto pabarazi në vaksinim dhe në menaxhimin e përgjithshëm të Pandemisë janë shqetësuese sipas Organizatës për zhvillim dhe Bashkëpunim ekonomik

“Nëse nuk arrijmë të vaksinojmë vendet me të ardhura të ulëta, virusi do të vazhdojë të qarkullojë dhe ne do të vazhdojmë të kemi kufijtë e mbyllur dhe aktivitete si turizmi dhe tregtia do të jenë sërish në krizë,” – shton më tej Boone.

Ndër sektorët që janë duke u rimëkëmbur në muajt e fundit janë ato të shëndetësisë, digjitalizimi dhe shërbimet e “delivery”. Nga ana tjetër të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me turizmin, hotelerinë dhe kulturën janë ende në pritje të heqjes së kufizimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026