820 mijë lekë gjobë, kush është i riu që shkaktoi aksidentin te Rruga e Elbasanit

2 Janar 2024 | 12:05

Policia e Tiranës arrestoi sot 22-vjeçarin Ardit Kambo i cili shkaktoi aksidentin e rëndë një natë më parë në rrugën e Elbasanit, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.

22-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e aksidentit që mund të kishte qenë fatal nëse në trotuar do kishte pasur këmbësorë.

Euronews Albania ka mësuar dinamikën e aksidentit dhe masën administrative ndaj 22-vjeçarit prej 820 mijë lekësh të vjetra dhe heqjen e 10 pikëve nga patenta.

“Patrulla e Komisariatit të Policisë Rrugore Tirane në vendin e quajtur te rruga e “Elbasanit”, te ura e rrugës “Elbasanit” ka konstatuar se automjeti i tipit Benz Mercedez me targa AA555NZ, ku drejtuesi i mjetit shtetasi Ardit Kambo në afërsi të kryqëzimit ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur në trotuare, ka dëmtuar kangjellat e rrugës dhe pemët dhe ka kaluar në krahun tjetër të rrugës dhe si pasojë nga zhvendosja e kangjellave ka goditur dhe i ka shkaktuar dëme materiale automjetit të tipit Benz Mercedez me drejtues shtetasin R. H. Drejtuesit të mjetit shtetasit Ardit Kambo i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager nga ku ka rezultuar se nuk ka konsumuar pije alkoolike. Më pas për veprime të mëtejshme është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 1. Në ambientet e Komisariatit i është bërë testimi aparat drogtestues Aquila Scan, nga ku ka rezultuar se kërkohet testim në laborator për TIB COC. Drejtuesi i mjetit shtetasi Ardit Kambo ka rezultuar nën ndikimin e lëndëve narkotike”, lexohet në procesverbalin e policisë rrugore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026