Aksidentohen dy automjete në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë

2 Janar 2024 | 11:05

Dy automjete janë aksidentuar paraditen e sotme në rrugën kombëtare Kardhiq- Delvinë.

Sipas burimeve policore ngjarja është regjistruar rreth orës 10.15 ndërsa dy mjetet udhëtonin në këtë rrugë kombëtare, në kah të kundërt me njeri-tjetrin.
Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa nuk janë lënduar personat që udhëtonin në të dyja makinat.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia mbi asfalt dhe humbja e kontrollit nga drejtuesit e mjeteve.

Në këto ditë festash Policia Rrugore në Gjirokastër ka apeluar që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për  respektimin e Kodit Rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026